Synimi i tyre ishin paratë nga makinetat e lojrave të fatit për ti vjedhur.
Si në skenat e filmave hollywoodian ata kishin mirëmenduar një teknikë të panjohur më parë.
Natën, pas një inspektimi të kujdesshëm dhe të përpiktë, ata depërtonin në brendësi të godinës përmes një muri të jashtëm, por që ishte mur ndarës me ambientin ku ndodheshin makinetat.
Nga aty, banda e vrimes hynte dhe merrte gjithçka të mundte.
Anëtarët e “bandës së vrimës” të arrestuar nga policia janë dy shtetas shqiptarë.
Është konstatuar se në periudhën midis janarit dhe qershorit të vitit 2019 ata kishin realizuar shtatë vjedhje duke marrë një vlerë totale prej 200 mijë eurosh.
Të dy shqiptarët i mirëmendonin dhe llogarisnin goditjet e tyre, deri në detajet më të vogla. Së pari, ata kryenin inspektime shumë të sakta në dhomat që duheshin goditur, duke studiuar se ku do të bënin vrimën në mure, në mënyrë që t’iu qasen lehtësisht, duke identifikuar sensorët e alarmit të pranishëm në ambient të cilat i neutralizonin nga njësia e kontrollit.
Më pas hynin në klub.
Për ta bërë veten të padukshëm për pajisjet anti-vjedhje, ata zvarriteshin në tokë, duke simuluar teknika të vërteta ushtarake.
Më në fund, ata depërtonin në dyert e brendshme dhe ulnin automatët. Më 3 janar të vitit të kaluar, në Chivasso, ata kishin marrë mbi njëqind mijë euro para cash.
Media “Iran International” ka marrë informacion se Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefi i stafit të Udhëheqësit…
Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në…
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për…
Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem iranian…
Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte…
Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…