KRYESORE

Vuçiq: Unë s’e nënshkruaj njohjen e Kosovës, serbët le të gjejnë një president tjetër

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiq, thotë se nuk e nënshkruan një marrëveshje me Kosovën që si rezultat do të kishte njohjen reciproke, edhe përkundër faktit se një gjë e tillë po kërkohet nga pala kosovare.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë në një intervistë për RTS teksa ka folur për Samitin e Zagrebit, emërimin e Miroslav Lajçakut dhe për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Vuçiq ka thënë se nëse serbët deshirojnë ta njohin Kosovën, atëherë duhet të gjejnë një president tjetër.

“Ata po thonë që e duan njohjen nga Serbia dhe unë s’mund të them që do të pranojmë pavarësinë e Kosovës. Nëse ata (serbët) e kanë dikë që mund të thotë një gjë të tillë, le ta zgjedhin, zgjedhjet presidenciale do të jenë në më pak se një vit”, ka thënë Vuçiq.

Ai, gjithashtu, është pyetur edhe për deklarimet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, rreth çështjes së korrigjimit të kufijve, megjithatë ka qenë fjalëpak.

“Unë s’kam kurrfarë ideje se s’i mund të duket zgjidhja”, është shprehur Vuçiq.

Teksa ka folur ndërkohë për diskutimet në Samitin e Zagrebit, Vuçiq ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, shumicën e fjalimit të saj ia ka kushtuar çështjes së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pas Samitit të Zagrebit, ndërkohë, konferencë për media ka mbajtur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

3 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

5 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

20 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago