VIDEO/ Hajnat vjedhin bankomatin në Graçanicë — por iu shpërthen goma e automjetit dhe iu prishet plani

Pesë persona kanë arritur të vjedhin një bankomat të një banke në Graçanicë, por plani i tyre ka dështuar pasi furgonit me të cilin po bartnin aparatin iu shpërthye goma.

https://www.facebook.com/FMimagesAlbania/videos/557049491623454/

Policia ka konfirmuar vjedhjen duke thënë se janë informuar rreth orës 3 pas mesnatës të shtunën.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë, ka thënë për Kohën se një qytetar ka njoftuar se është sulmuar në vendin e tij të punës në Shtëpinë e Kulturës, ku edhe ishte i vendosur bankomati.

Ai ka thënë se hajnat ishin me një furgon dhe një veturë. Pak pas vjedhjes së kryer, në Hajvali është gjetur furgoni bashkë me bankomatin. Mësohet se bankomati ishte i pahapur.

Sipas Zërit të Amerikës, në gjuhën serbe, gjatë ikjes, në rrugën për Prishtinë, saktësisht në Hajvali, furgonit i ishte shpërthyer goma dhe hajnat nuk kanë arritur ta lëvizin. Ata kanë ikur, ndërsa policia ka arritur të sekuestrojë furgonin dhe bankomatin.

Pamjet e kësaj ngjarjeje tregojnë se hajnat kanë përdorur sprej, dhe kanë nxjerr edhe revolen në drejtim të punonjësit.