BOTA

VIDEO: Humbje tronditëse e rusëve në Avdejevka! Tanket dhe mjetet e blinduara ua hodhën në erë

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e publikuar nga brigada e 58-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, e cila shfaq sesi trupat nën kontrollin e Kievit parandalojnë sulmet rus në lindje të Ukrainës.

Në kumtesë thuhet se rusët ishin nisur në orët e para të mëngjesit, dhe krejtësisht të turpëruar kanë ikur pas disa orëve.

Kjo brigadë në rajonin e Donetskut është aktive që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. E luftimet vetëm sa po bëhen më të shpeshta në afërsi të qyteti Avdiivka.

Prej 10 tetorit, Rusia ka dërguar mijëra ushtarë, tanke dhe mjete tjera të blinduara duke tentuar ta merr nën kontroll qytetin, kurse forcat nën e Moskës nga këto sulme raportohet se kanë pësuar humbje të mëdha.

“Nuk arritën të gjithë të ikin, në fushëbetejë kanë mbetur mbi 50 trupa të pajetë të sulmuesve. Në eliminimin e pushtuesve kemi arritur sukses të madh”, thuhet nga kjo brigadë e ushtrisë ukrainase.

Pamjet nga ajri shfaqin forcat ukrainase duke shtënë mbi shumë tanke dhe mjete tjera të blinduara të rusëve – duke lënë pas vetes gjurmë të tymit të zi.

Një pjesë e videos, shfaq mjetet e djegura dhe ushtarët rusë që lëviznin zvarrë – duke tentuar të ikin nga vendi ku po sulmoheshin.

Anton Kotskukon, zëdhënës i brigadës së mekanizuar, ka thënë se Rusia po grumbullon rezerva për sulme të reja dhe tentime për ta marrë nën kontroll Avdiivkan.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Qorrolli: Populli ynë “kurban” ka zgjedhur vet kasapin me zgjedhjet e fundit – tash t’i durojnë rritjen e tarifave

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…

42 minuta ago

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Policia Kufitare e Rinasit ka goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,…

60 minuta ago

Dy burra dhe një spektakël

288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta…

4 orë ago

Rama ndan pamje nga stërvitja e “Defender 25”: Një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga stërvitja e “Defender 25”. Stërvitja zhvillohet nën…

4 orë ago

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

15 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

16 orë ago