Numri i viktimave në Turqi si pasojë e tërmetit tragjik që tronditi vendin mëngjesin e 6 shkurtit vijon të rritet, ndërkohë qindra të tjerë ende ndodhen në rrënoja.
Sakaq mediat e huaja çdo ditë kanë postuar video prekëse që kanë përlotur botën.
Së fundmi është shfaqur një video e momentit kur bie tërmeti, ku infermieret e një spitali para vetes kanë vënë fëmijët e pacientëve të tyre.
Në video shihet se ndërsa ndërtesa lëkundet, një nga infermieret shkon mban foshnjat në mënyrë që të mos bien në tokë.
Një javë pas tërmetit masiv që tronditi Turqinë dhe Sirinë, numri i të vdekurve nga tragjedia. Videoja raportohet të jetë nga Gaziantep, një nga qytetet më të prekura në Turqi.