Izraeli mohon në mënyrë kategorike sulmin në spitalin në Gazaku u vranë mbi 500 persona. Së fundmi ata kanë publikuar një audio ku supozohet se tregon dy militantë të Hamasit duke diskutuar sulmin në spital.
Po ashtu, Izraeli pretendon se audioja dëshmon se nuk ka lëshuar raketën që shkatërroi spitalin, dhe se në vend të kësaj ajo u hodh gabimisht nga Xhihadi Islamik Palestinez. Ky grup është i lidhur ngushtë me Hamasin. Ajo ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa Hamasi dhe disa organizata ndihmash kanë fajësuar Izraelin, raporton The Guardian.
IDF publishes drone footage showing before and after the failed Islamic Jihad rocket slammed into the parking lot of the Ahli hospital in Gaza. pic.twitter.com/X4W9Jo18D1
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) October 18, 2023
IDF releases a recording of an intercepted phone call between two Hamas operatives who discuss the failed Islamic Jihad rocket that landed on the Gaza hospital. pic.twitter.com/ozoXclXLxD
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) October 18, 2023
Militanti 2: Nga ne është?
Militanti 1: Me duket!
Militanti 2: Kush e thotë këtë?
Militanti 1: Po thonë se prerjet e raketës janë copëza lokale dhe jo si copëzat izraelite.
Militanti 2: Çfarë po thua [emri]?
Heshtje
Militanti 2: Po Zoti e bekoftë, nuk mund të gjente vend tjetër për të shpërthyer?
Militanti 1: Nuk ka rëndësi, po, [emri] e qëlluan nga varrezat pas spitalit.
Militanti 2: Çfarë?!
Militanti 1: E qëlluan duke ardhur nga varrezat pas spitalit al Ma’amadani dhe ajo shkrepi gabim dhe ra mbi ta.
Militanti 2: Ka një varrezë pas saj?
Militanti 1: Po, al Ma’amadani është pikërisht në kompleks.
Heshtje
Militanti 2: Ku është kur hyn në kompleks?
Militanti 1: Fillimisht hyni në kompleks dhe nuk shkoni në drejtim të qytetit dhe është në anën e djathtë të spitalit al Ma’amadani.
Militanti 2: Po, e di.