Këngëtarët e skenës rep në Kosovë kanë probleme me dhunën. Feronit Shabani, reperi i njohur e problematik nga Gjilani, ka bërë përsëri bujë.
Jo për ndonjë këngë, të cilët janë po ashtu shumë të kritikuara për tekste banale, por për dhunën e ushtruar sot në Gjilan.
Fero, siç njihet me emrin artistik, në videon e siguruar nga media, shihet teksa godet dikë brenda në veturë, e cila tenton të largohet nga vendi.
Nuk dihet se pse ka ndodhur ky shpërthim i Feros, por dhuna qartësisht shihet që ai ka ushtruar ndaj njërit prej pasagjerëve në veturë.Fero është i njohur për shumë vepra penale, teksa nuk kanë munguar ndër vite përleshjet me njerëz të tjerë.
Madje, një video teksa shihej duke u përleshur me disa persona në një lokal në Prishtine, ishte bërë virale.
Kujtojmë që Fero ishte dënuar për armabjtje pa leje.
Reperët kosovarë janë treguar shumë problematik në muajt e fundit. Madje, si pasojë e inateve, një person ka humbur jetën në Ferizaj muaj më parë.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…