Osman Enes Basturk, i cili lindi në ditën e tërmetit më 17 gusht të vitit 1999, humbi jetën në një tërmet tjetër. Djaloshi 24-vjeçar që erdhi në këtë botë në qytetin e Gaziantepit, filloi jetën gjatë një tërmeti dhe e përfundoi përmes një tjetër tërmeti me epiqendër në qytetin e Kahramanmarasit.
Asiye Basturk, nëna e tij, tregoi historinë e jetës së Enesit, i cili humbi jetën pasi një mur ra mbi të, ndërsa përpiqej të mbronte vëllanë nga tërmeti 7.7 ballësh që goditi shtetin turk, raporton t24.com.tr.
Nëna vazhdoi rrëfimin për të birin e ndjerë duke thënë se dha jetën duke u munduar ta mbronte vëllanë e tij.
“Osman Enes ishte i fortë, tha se do ta shpëtojë vëllain e tij. Djali im u mundua ta mbronte vëllanë, por nuk mundi ta shpëtojë veten. Djali im i vogël doli nga rrënojat, por ai nuk doli dot”, tha ndër të tjerash Basturk.
Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…
Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…