Një turist që po ngjitej në malin Futago të Japonisë u tmerrua kur papritmas një ari i zi i doli dhe e sulmoi.
Pamjet që u publikuan në Twitter të martën, shfaqin turistin që gjendej në majë të një kodre, ndërsa ariu i doli papritmas nga prapa.
Burri e shmangu herën e parë, mirëpo ariu nuk u dorëzua dhe u ngjit sërish në shkëmbin e madh.
Kur kafsha u kthye, personi e goditi disa herë kafshën me këmbë, për ta larguar plotësisht.
Përfundimisht, kafsha mori rrugë tjetër për ta lënë të qetë turistin, ndërsa ky vazhdoi të ngjitej për të kërkuar siguri.
“Në vend të frikës, ndryshova qasjen se nëse më vinte, nuk kisha zgjidhje tjetër pos të përballesha me të”, deklaroi burri, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur.