Policia e Durrësit ka vënë në pranga 17-vjeçarin që shkaktoi aksidentin e rëndë pasditen e së premtes duke i marrë jetën një qytetari që lëvizte me biçikletë dhe duke plagosur drejtuesin e një motoçiklete.
Si pasojë e shpejtësisë së lart, një automjet përplasi një burrë me biçikletë në lagjen numër 14 në Durrës, e më tej doli nga rruga duke përfunduar pranë një gomisterie, aty ku goditi edhe një makinë të parkuar.
Makina drejtohej nga një i mitur 17-vjeç, i cili u vu në pranga një ditë më vonë nga blutë e Durrësit, pasi në momentin që ndodhi aksidenti doli nga makina dhe u largua.
Makina përplasi edhe një motor me drejtues Sh. S.