Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Shën Petersburg të Rusisë, ku një autobus me rreth 20 pasagjerë u rrëzua nga ura dhe përfundoi në ujërat e lumit Moyka.
Sipas informacioneve të Ria Novosti, katër persona janë gjetur të vdekur, ndërsa gjendja e katër pasagjerëve të tjerë të shtruar në spital është jashtëzakonisht kritike.
🌊🚍 St. Petersburg, the bus crashed into two cars, flew into a fence and fell into the river. pic.twitter.com/fNC3TPvxwN
— MAKS 23 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) May 10, 2024
Në videot e publikuara në rrjete sociale autobusi shihet duke lëvizur më shpejtësi në një udhëkryq, ku pasi përplas një automjet del nga rruga dhe bie nga ura në lumë.
Shoferi i autobusit, i cili për arsye që ende nuk dihen humbi kontrollin e mjetit, duke shkaktuar tragjedinë me 4 viktima. Ai është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme ruse.