Një fluturim i Southwest Airlines për në Florida u kthye në moment paniku e ferri pasi një zog goditi një nga motorët e avionit – duke bërë që kabina të mbushej me tym.
Fluturimi 3923 nga Havana në Ford Lauderdale u detyrua të bënte një ulje emergjente menjëherë pas ngritjes të dielën kur një motor mori flakë.
Pamjet në bord tregojnë pasagjerët në panik të përfshirë në tym me maskat e oksigjenit të ulura dhe prindërit që përpiqen të ndihmojnë fëmijët e tyre.
U raportua se jo të gjitha maskat ishin lëshuar siç duhet dhe një pjesë prej tyre u bllokuan, ndërsa disa pasagjerë u plagosët nga goditjet.
Pasagjeri Steven Rodriguez tha për NBC 6 se patinjë bum të madh, si një shpërthim’ përpara se kabina të fillonte të mbushej me tym dhe të ndizej ndriçimi emergjent.
“Ishte si një erë djegieje dhe po më lëndonte fytyrën. Sytë e mi u skuqën vërtet. Filloi të më digjej gjoksi.’
Me vetëm një motor që funksiononte në Boeing 737, një pilote heroike bëri një ulje emergjente të sigurt në aeroportin Jose Marti të Kubës.
Rodriguez pretendoi se masat paraprake të sigurisë, si maskat, të disponueshme për pasagjerët ishin pak të dobishme.
“Njerëzit filluan t’i merrnin gjërat në duart e tyre dhe me forcë goditnin tavanin për të nxjerrë maskat,” tha Rodriguez për NBC6.
“Pati njerëzit që u gjakosën nga duart pasi po goditnin me grusht tavanin. Në avion kishte fëmijë të vegjël dhe gra të moshuara.’
Asnjë nga 147 pasagjerët dhe ekuipazhi prej gjashtë anëtarësh nuk u lëndua dhe pasagjerët mundën të zbrisnin në mënyrë të sigurtë nga avioni në aeroportin e Martit.
Kapitenit iu dhanë lavdërime dhe duartrokitje nga udhëtarët pasi mundi të ulte aeroplanin.