LAJME

U raportua se fshehu hajninë, BIK sot del në konferencë për media

Pas dyshimeve për keqpërdorim të qindra mijëra eurove në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, BIK ka njoftuar se do të mbajë sot një konferencë për media për të sqaruar situatën.

Konferenca do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 11:00, në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Në njoftimin e BIK, theksohet se institucioni nuk ka pasur asnjë keqpërdorim, por ka zhvilluar një luftë të vazhdueshme kundër veprimeve të kundërligjshme.

“Të nderuar besimtarë dhe përfaqësues të mediave. Për hirë të njoftimit të besimtarëve, që nga Bashkësia Islame Prishtinë nuk ka asnjë keqpërdorim por luftim të veprimeve të kundërligjshme, përmes kësaj Thirrje per Media nga KBI dëshirojmë të adresojmë publikisht disa lajme, njoftime, keqeperdorim te Besimit, lajthitje dhe keqinformime që kanë dalë nga ish-arkatari i BR. Ju ftojmë në konferencen e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës. Konferenca do të mbahet më datë 23.03.2025 në ora 11:00 në Zyret e Kshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, rr. Ibrahim Lutfiu nr 53 (Objekti i Xhamisë së Madhe në Prishtinë)”, thuhet në njoftim.

Rikujtojmë se 166 mijë euro të sadakas, vitrave, zeqatit, anëtarësisë dhe të hyrave nga qeratë e lokaleve ishin zhdukur dhe për afër dy vjet, Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur të fshehtë për institucionet e drejtësisë vjedhjen e pretenduar.

Madje, të njëjtit kanë tentuar ta mbyllin këtë rast brenda organeve të BIK, duke mos e raportuar në institucionet e drejtësisë. Këtë e argumenton edhe avokati i këshillit, i cili thotë se nga Rexha kanë kërkuar kthimin e mjeteve në mënyrë që rasti të mos raportohej në organet ndjekëse.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago