LAJME

VIDEO/ Po bënin gara, dy Ferrari-t përplasen pas gardhit të shtëpisë dhe shpërthejnë në flakë në Itali

Dy Ferrari janë përfshirë në një aksident të rëndë në Itali më 4 mars 2023.

Drejtuesit e dy mjeteve kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur me një gardh prej betoni të shtëpisë, duke bërë që njëra nga makinat të marrë flakë.

Ngjarja është kapur në video dhe është publikuar nga SupercarsNews.

Sipas policisë lokale, aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së tepërt, gjë që mund ta shihni edhe në pamjet e kamerave të sigurisë.

Më konkretisht, mund të shihni Ferrarin e kuq që del nga rruga fillimisht në një kthesë, e ndjekur nga ajo blu, e cila ka dalë në ajër përpara se të përplaset me gardhin e shtëpisë dhe të shpërthejë në flakë.

Pjesë të të dyja makinave u panë duke fluturuar për disa metra teksa ndodhi përplasja, ndërsa drejtuesi i Ferrarit të parë u pa të dilte nga automjeti pak çaste më vonë.

Sipas raportit të huaj, dëshmitarët okularë kanë njoftuar menjëherë urgjencën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca të cilat i kanë dërguar në spital dy drejtuesit e mjeteve, ku rezultoi se nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

Dy shoferët ishin një belg dhe një holandez – të dy me pushime me miqtë që jetonin në rajonin Marche. Se kush e ngiste cilën veturë, kjo mbetet për t’u parë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

9 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

20 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago