Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, ishte një nga tre personat që mbetën të plagosur pasditen e sotme, në atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit.
Maloku ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkohë, në spitalin e Traumës ka mbërritur edhe e ëma e Andi Maloku, e cila, sipas “Ora News”, është lejuar të futet brenda pas shumë debateve, ndërsa tha se djali i saj po jep jetën për 30 mijë lekë si shofer.