VIDEO/ Predhat ruse bien si shi në rajonin e Zaporizhzhia, shihni momentin e frikshëm kur ekipi i BBC-së vrapon për t’u mbrojtur

Ky ishte momenti kur Laura Bicker dhe ekipi i BBC-së u detyruan të vraponin për t’u mbrojtur nga granatimet ruse në rajonin e Zaporizhzhia.

Ekuipazhi po xhironte në një fshat në juglindje të vendit, jo shumë larg vijës së frontit.

Forca shtesë ukrainase janë vendosur në zonë javët e fundit për të parandaluar avancimin e trupave ruse.