Kryeqyteti i Sri Lankës është përfshirë nga protestat këtë të shtunë për shkak të krizës ekonomike në vend.
Protestuesit kanë sulmuar godinat qeveritare, përfshirë rezidencën presidenciale në Colombo.
Policia po përdor gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre, por situata ka dalë nga kontrolli. Në pamjet e mëposhtme shfaqen momente nga protesta, ku protestuesit kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit dhe një pjesë e tyre janë brenda godinave qeveritare.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e presidentit, i konsideruar përgjegjës për krizën ekonomike që ka pushtuar vendin, me një inflacion rekord, mungesë karburanti, energjie elektrike dhe ushqimesh.
Mediat vendase raportojnë se presidenti Gotabaya Rajapaksa’s ndodhet një vend tjetër të sigurt dhe i mbrojtur nga njësia ushtarake.
Ndërkohë kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe ka thirrur në një mbledhje urgjente qeverinë.
Të premten qeveria dekretoi shtetrrethimin në mënyrë që të dekurajonte protestuesit, por kjo masë u tërhoq pas protestave të partive opozitaredhe organizatavepër të drejtat e njeriut.
Ishulli prej 22 milionë banorësh po përballet me të krizën më të keqe ekonomike që nga pavarësia në 1948.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…