LAJME

5 mijë e 700 euro për të shkuar në Haxh, Tërnava: Ky është një prej çmimeve më të lira në Evropë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka treguar se pse sivjet është ngritur çmimi për të shkuar në Haxh.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Tërnava ka thënë se çmimi 5.700 eurove që iu desh të paguanin ata që morën rrugën për të kryer këtë obligim fetar nuk përcaktohet nga BIK. Sipas tij, ky çmim varet nga Arabia Saudite e jo nga BIK-u.

“Çmimi i haxhit në Kosovë është një prej çmimeve më të lira në Evropë. Shembull, Turqia çmimin e ka prej 9 mijë dollarëve e më shumë, Bosnja e ka 6 e 200-300 euro, shumica e vendeve të Evropës e kanë mbi 9 mijë euro.

Nëse doni detaje, po ju tregoj. Deri në këtë vit nuk është paguar asnjëherë viza për të shkuar në haxh, pra ka qenë gratisë për të gjithë hanxhinjtë e botës, ndërsa prej këtij viti kushton 80 euro. Shërbimet brenda Arabisë Saudite kanë qenë 650 euro, këtë vit janë bërë 1650 euro.

Pastaj, sigurimi shëndetësor është ngritur shumë. Gjithashtu, atje nuk ka pasur TVSH e taksa tjera, ndërsa tani kanë. Pra, çmimin nuk e përcaktojmë ne, e caktojnë ata atje. Çmimet janë ngritur në të gjithë botën, sikurse që ka ndodhur edhe të ne. Pastaj, edhe haxhi është zotnillak, ne nuk guxojmë që hanxhinjtë tanë t’i vendosim në kushte jo të mira, nuk mund ti vendosim 20 haxhinjë në një dhomë dhe të qëndrojnë në kushte jo normale. Pyetni hanxhinjtë kur të vijnë dhe ju tregojnë për kushtet që i kanë pasur atje”, ka deklaruar ai, duke treguar se pse Shqipëria këtë cmim e ka më të lirë.

“Ju mund të thoni se që Shqipëria e ka më lirë, sepse ju gazetarët i doni këto. Është e vërtetë që e ka më lirë. Ata që merren me turizëm dhe aeroplana e dinë, fatbardhësisht Shqipëria e ka kompaninë ajrore me kosto të ulët të Arabisë Saudite “Flynas”. Ata nuk janë të detyruar të marrim charter qysh jemi ne të detyruar. Pra, vetëm në bileta ata janë më lirë se ne dikur rreth 400 euro”, ka thënë Tërnava.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago