KRYESORE

VIDEO/ Rriten tensionet, anijet dhe avionët francezë pozicionohen në anën greke në Egje

Egjeu Lindor nuk po gjen qetësi dhe duket se situata është nxehur shumë gjatë orëve të fundit.

Franca i është përgjigjur Turqisë duke dërguar në zonë një “task forcë” me anije dhe avionë, të cilat tashmë janë duke kryer stërvitje ushtarake me marinën dhe forcat ajrore greke pikërisht në zonën ku ndodhen anijet turke.

Mediat greke raportojnë se “task forca” e Francës përbëhet nga helikoptermbajtësja “Tonnerre” dhe fregata “La Fayette”. Stërvitjes i janë bashkuar edhe disa anije ushtarake greke, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, në stërvitje janë duke marrë pjesë edhe dy avionë të avancuar francezë “Rafale“, të cilët më pas do të pozicionohen në ishullin e Kretës.

Prej disa ditësh, një flotë turke e përbërë prej anijeve ushtarake si edhe tre anije kërkimore janë duke kryer kërkime për gaz në zonën detare mes Qipros dhe ishullit të Rodosit, për të cilën Greqia pretendon se i përket Zonës Ekskluzive Ekonomike të saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

54 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago