Forcat ruse duket se kanë ndryshuar strategji sa i përket luftës në Ukrainë pas kundërofensivës së kësaj të fundit. Siç raportojnë mediat e huaja, por edhe pamjet nga dronët ukrainas, rusët janë duke u përgatitur për luftë mbrojtesë në dy rajonet lindore të Luhanskut dhe Donjeckut, të cilat kërkojnë që t’i ruajnë me çdo kusht.
Siç duket edhe në videon e mëposhtme, rusët janë duke hapur llogore në sajonin e Svatoves në Luhanks, teksa pak metra më tej janë duke u vendosur blloqe betoni për të penguar avancimin e tankeve.
Ky është një ndryshim i madh në taktikën e luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila më parë kishte iniciativën për të avancuar, por duket se furnizimi i ukrainasve me armë perëndimore dhe rënia e moralit rus ka bërë që gjithçka të ndryshojë brenda pak muajsh.