VIDEO/ Sherr me grushta mes të rinjve në Tiranë, as polici nuk i ndalon dot

Në mes të Tiranës ka ndodhur një sherr masiv me grushta mes të rinjëve.

Nga pamjet e sherrit të postuara nga JOQ, disa të rinj kanë dalë nga makina dhe kanë nisur që të përplasen në mes të rrugës me njëri-tjetrin.

Aty ka rastisur edhe një efektiv policie i rrugores, por duke qenë se ishte i vetëm përballë të paktën 10 të rinjve, e ka pasur të pamundur të ndalojë ngjarjen.