FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shihni si ekzekutohet mafiozi serb në Brazil par syve të gruas dhe fëmijës së tij

Krimineli serb Darko Geisler Nedeljkoviq, 43 vjeç u vra në Sao Paulo të Brazilit më 5 janar, kur u qëllua nga një person i panjohur para shtëpisë ku jetonte me familjen e tij.

Sipas mediave të huaja, Nedeljkoviq dyshohet se ishte një anëtar i klanit kriminal “Skaljar” dhe ai u vra të premten në mbrëmje kur po ngiste një biçikletë me gruan dhe fëmijën e tij në bregdetin e Sao Paulos.

Dhe siç raportojnë mediat, në disa pamje të publikuara, shihet sulmuesi duke vrapuar dhe duke qëlluar tri të shtëna në drejtim të tij.

Në atë moment Nedeljkoviq ka rënë në trotuar, kurse fëmija ka rënë nga biçikleta. Nedeljkoviq përdori një identitet të rremë në Brazil, Dejan Kovaq.

Ai punonte në një punishte zdrukthtarie, thanë fqinjët për mediat braziliane.

Ndërkohë thekson klix.ba, mediat serbe spekuluan se Darko Geisler nuk ishte gjallë, pasi i humbën të gjitha gjurmët pas vrasjes së Andrija Mrdakut në Beograd në vitin 2014, në të cilën ai mori pjesë.

Sipas mediave braziliane dhe të raportuara nga mediat serbe, ambulanca ka arritur, por pa arritur të bëjë gjë.

Geisler ishte i lidhur me disa grupe kriminale në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë dhe është interesante që askush nuk e raportoi zhdukjen e tij në atë kohë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

3 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

7 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

9 orë ago