(Video shqetësuese) 400 burra përpiqen të përdhunojnë një grua në Pakistan! Presidenti: Ndikoi veshja e gruas, meshkujt nuk janë robota

Qindra burra të paidentifikuar janë nën hetim nga policia pakistaneze pasi një e re u sulmua seksualisht nga një turmë prej më shumë se 400 personash në Lahore gjatë xhirimit të një videoje në TikTok.

Sulmi tronditës u regjistrua në disa video që u bënë virale dhe tregon sulmin e një turme burrash kundër gruas së re në një park në qytetin e Pakistanit Lindor, gjatë vizitës së një grupi miqsh në një monument kombëtar në përvjetorin e pavarësinë e vendit.

Në pamjet që shkaktuan trazira në vend, autorët shihen duke e hedhur viktimën si një kukull lecke, duke i shqyer rrobat dhe duke e sulmuar seksualisht. Gruaja ngriti një padi në polici ku thuhej se ishin 300 deri në 400 persona.

Sipas Fondacionit Thomson Reuters, Pakistani është vendi i gjashtë më i rrezikshëm në botë për gratë, ndërsa organizata ‘Lufta kundër Përdhunimit’ me qendër në Karaçi vlerëson se më pak se 3% e rasteve të përdhunimit përfundojnë me dënimet e autorëve.

Kryeministri pakistanez Imran Khan është kritikuar kohët e fundit pasi tha qershorin e kaluar se përdhunimi ishte i lidhur me “veshjet e lehta” dhe sjelljen e grave. “Nëse një grua është veshur pak hollë, kjo do të ketë një efekt tek burrat, pasi ata nuk janë robotë. Është një çështje e arsyes së shëndoshë”, tha Imran Khan, kur u pyet për shpërthimin e sulmeve dhe përdhunimeve seksuale në Pakistan.

https://twitter.com/i/status/1427695932439633925