Një serb i Kosovës me nënshtetësi të Serbisë është personi i parë, të paktën publikisht, që u kthye në vendlindje nga Afganistani.
Aleksandar Cvejiq është kthyer në shtëpinë e tij në Graçanicë pas qëndrimit dymujor në Kabul të Afganistanit, i cili ra nën kontrollin e talebanëve për pak orë të dielën e 15 gushtit, njofton Klan Kosova.
“I kishim të gjitha garancitë se ishim të sigurt. Kemi qëndruar në rrugën “Shashdarak” njëra nga më të sigurtat në Kabul, afër ishin Pallati Presidencial dhe ambasada amerikane. Na është thënë që aty për të paktën tre muaj talebanët nuk mund të hyjnë. Por, gjithçka ndryshoi për 24 orë. Talebanët për pak orë e morën Kabulin pa asnjë rezistencë e asnjë plumb të shkrepur”, tha Cvejiq, që thotë të ketë punuar për një kompani gjermane të automjeteve të blinduara.
Duke qenë se punoi për një kompani gjermane, me avion të Republikës Federale serbi nga Graçanica bashkë me dhjetëra të tjerë u evakuua nga Kabuli për në Uzbekistan.
Nga ky shtet destinacion i radhës ishte Frankfurti për të vazhduar në Beograd të Serbisë nga ku erdhi në Kosovë të enjten mbrëma.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…