FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shqiptari hero, thyen xhamin e makinës dhe shpëton gjermanin që e kishte mbuluar uji

Përmbytjet vijojnë që të marrin jetë në Gjermani dhe Belgjikë, teksa deri tani numri i viktimave ka shkuar në 190. 163 viktima janë regjistruar në Gjermani dhe 36 në Belgjikë. Në mesin e qindra viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani është edhe një çift shqiptar nga Kosova.

Ndërkohë që gazetari i “ABC” Simon Shkreli ka siguruar një video të momentit kur një shqiptar arrin që bashkë me kolegun e tij që po udhëtonin me kamion të shpëtojnë një gjerman.

Në video, shqiptari i kthyer në hero, Renato Temali nga Shkodra që jeton dhe punon në Gjermani ka qenë duke u kthyer nga puna kur kanë parë një person që ndodhej brenda një makine e cila ishte mbuluar nga vërshimi i ujit nga përmbytjet.

Sikur duket edhe nga video, Temali ka dalë nga kamioni duke hipur mbi kabinën e makinës së ishte mbuluar nga uji dhe me një kaçavidë ka thyer xhamin e derës së shoferit për të shpëtuar drejtuesin e makinës që ishte mbuluar nga vërshimi.

Nga përmbytjet, Gjermania ka bilancin më të rëndë, por ende të zhdukur janë qindra persona, teksa puna për gjetjen e tyre vijon nga ekipet e kërkim shpëtimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

1 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

2 ditë ago