Kur ishte në opozitë, Kurti, kishte premtuar se kur të vije në pushtet do të kujdeset që pabarazitë mes sindikalistëve e qeveritarëve do të zvogëlohen, dhe statusi social i tyre do të përmirësohet. Ndërkaq që kishte deklaruar se varfëria u shndërrua në greva meqë mësuesit, mjekët e tjerët nuk durojnë që qeveritë ti rrisin pagat vetës kur nuk punojnë, e jo atyre që me të vërtetë punojnë, njofton Klan Kosova.
Njësoj si Kurti, kohë më parë, edhe tash ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për grevat e 2019-ës, fajtore e kishte lënë qeverinë.
Tash e disa muaj, sindikatat janë ankuar vazhdimisht për mospërfillje të kërkesave të tyre nga ana e qeverisë Kurti 2.