Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në zonën e plazhit në Velipojë.
Mësohet se dy automjete kanë shkëmbyer zjarr me njëra – tjetrën në lëvizje e sipër.
Policia ndërkohë ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të ngjarjes.
Burime për abcnews.al kanë njoftuar se ka mbetur i plagosur një person i cili është larguar me shpejtësi. Nuk dihen ende më tepër detaje për ngjarjen.
Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.