VIDEO: Ukraina rrëzon një avion luftarak rus SU-34

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi një avion luftarak rus Su-34 në rajonin e Kharkiv.

Komanda Ajrore Lindore publikoi një foto nga vendi ku u rrëzua avioni ushtarak rus.

Në rrjetet sociale shihet momenti i rrëzimit të avionit SU-34 i cili kushton 50 milionë dollarë.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë hyri në muajin e dytë dhe tani beteja kryesore po zhvillohet në lidnje të Ukrainës.