Stërvitja e fundit e ushtrisë turke ka shkaktuar mjaft shqetësime në Greqi për shkak se konsiderohet nga Athina si një përgatitje e Ankarasë për të pushtuar disa ishuj në Egje. Turqia ka angazhuar që prej fillimit të muajit 114 anije dhe më shumë se 11 mijë ushtarë, krahas avionëve dhe helikopterëve në këtë stërvitje, e cila kryhet në kuadër të doktrinës ushtarake “Atdheu Blu”.
Stërvitja zhvillohet në detin e Zi dhe atë Egje, por një lëvizje e fundit e turqve ka alarmuar seriozisht grekët. Sipas mediave të Athinës, sëfundmi Turqia ka kryer një stërvitje ku sipas grekëve simulohet zbarkimi në ishullin e Rodosit.
Stërvitja ku një grup i forcave speciale të ushtrisë turke pushton një ishull është kryer në ishullin Yilancik vetëm pak kilometra nga Rodosi. Sipas këtij simulimi, një pjesë e ushtarëve shkojnë me zhtyje në ishull, të tjerë zbresin nga një nëndetëse, ndërsa pjesë e operacionit zbarkues janë edhe helikopterët.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…