VIDEO: Ushtarët rusë rrahin në menyrë brutale një civil ukrainas në qytetin Kherson

Trupat ruse shpërndanë një demonstratë në Kherson duke rrahur qytetarët ukrainas dhe duke përdorur edhe armët e zjarrit. Raportohet për dy të plagosur.

Trupat ruse që pushtuan qytetinKherson shpërndanë një tubim të banorëve vendas që protestonin kundër pushtimit të qytetit.

Në rrjetet sociale po shfaqen video që tregojnë sesi njerëzit shpërndahen nëpër shesh, dëgjohen të shtëna armësh, shpërthime dhe britma të njerëzve.

https://twitter.com/i/status/1506010978797834243

Pamjet tregojnë gjithashtu persona të plagosur nga ushtarët rus.

Burime të Shërbimit ukrainas të BBC-së në Kherson raportojnë se tubimi u shpërnda nga të shtënat me armë zjarri dhe rrahje të qytetarëve nga ushtarët rus.