POLITIKE

Kurti në “La Repubblica” për Vuçiqin: Kukull e Kremlinit, paratë i do nga Europa e armët nga Rusia

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, e ka quajtur Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq “kukull të Kremlinit”, që drejton një vend që imiton Rusinë, edhe pse nuk është në krye të saj.

Kurti në intervistë tha se presidenti rus, Vladimir Putin, po ndihet si Stalini, dëshiron ta rishkruajë historinë, e mendon që është në lartësinë e tij.

“Ne e dënuam menjëherë pushtimin rus. Na tronditi, por nuk na befasoi. E kemi parë të vijë me buildup ushtarake. Putin dështoi blitzkrieg, por nuk dëshiron të ulet për të negociuar me Zelenskyn, ai dëshiron ta bëjë këtë me Biden. Ai dëshiron një Jaltë të re. Ai ndihet si Stalini dhe sheh Roosevelt-in e tij në Biden, por nuk dëshiron Churchill midis këmbëve. Ai dëshiron të rishkruajë historinë dhe mendon se është në lartësinë e tij. Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do t’i mjaftojë: do t’i duhet ta zgjerojë nëse do të bëjë traktativa me Biden. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Ballkani Perëndimor është një rajon në të cilin mund të përpiqet ta bëjë këtë. Dhe ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri”, tha Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ndër të tjera, Kurti shtoi se Qeveria e Kosovës llogarit në ndihmën e Italisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Këtu janë tre vende të NATO-s: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pastaj është Kosova ime, e cila nuk është në NATO, por ka NATO-n në vetvete (misionin e paqes KFOR, i cili ishte dhe do të kthehet nën udhëheqjen italiane). Ne duhet të bëjmë një hap të mëtejshëm drejt partneritetit në Programin e Paqes të NATO-s: është vendimtare për sigurinë e zonës dhe ne llogarisim në ndihmën e Italisë.”, u shpreh Kurti.

Ndërkaq Kurti tha se shteti i Serbisë dëshiron paratë evropiane e në anën tjetër armët ruse, ku sipas tij Serbia dëshiron të jetë kukulla e Kremlinit.

“Ajo dëshiron paratë evropiane dhe armët ruse. Dhe gazin rus, të cilin e merr një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë: të jetë kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, Defender Europe 2021. Serbia, nga ana tjetër, mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë tek “mburoja sllave”. Kanë këto mite mesjetare, pansllaviste dhe shumë të errëta”, shtoi Kurti.

Veç të tjerash, Kurti tha se është e pabesueshme që të mbahen në burg politikanë të rangut të lartë të Kosovës, të cilët luftuan në liri, ndërsa presidenti i Serbisë, ku i referohet si ministër i Millosheviçit po flirton me Putinin.

“Kanë bërë luftë të rëndë me Serbinë, kemi pasur dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të rangut të lartë të Kosovës në burg që luftonin për liri ndërsa Vuçiq, ministri i Millosheviçit, flirton me Putinin. Është një nga paradokset europiane”, përfundoi Kurti në intervistën për mediumin italian “La Repubblica”, që e përkthyer në shqip u shpërnda nga zyra e Kurtit në faqen zyrtare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

51 minuta ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago