Ylli i Manchester Cityt, Kyle Walker është bërë sensacion në rrjetet sociale, pas një videoje ku anglezi shihet i dehur në një bar, nën shoqërinë e disa femrave dhe shokëve të tij.
Sipas “The Sun”, Walker shihet duke kërcyer dhe duke luajtur me gjoksin e një femre të panjohur, dhe më pas duke i zhveshur pantallonat e tij.
Raportohet se femra që ishte në prezencën e Walker nuk ishte gruaja e tij, Annie Kilner. Walker kishte arritur në bar me shokët e tij rreth orës 18:20 të dielën, dhe grupi kishin pirë disa pije.
Të pranishmit thuhet se ishin të tronditur nga sjelljet e tmerrshme të Walker, të cilat kishin vazhduar për 90 minuta deri në orën 20:00.
Tani, Walker po përballet me akuza për zhveshje në publik, ku nëse këto akuza vërtetohen, atëherë mbrojtësi anglez mund të dënohet me dënimin maksimal, me dy vite burgim.