Zvicra shkruan historinë, duke eliminuar Francën në fazën e 1/8-ve dhe duke siguruar një biletë për në çerekfinale atje ku do të sfidojë Spanjën. Helvetët mundën 5-4 me penallti Kampionët e Botës, ndërkohë që 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën 3-3.
Në Bukuresht dueli nisi me një ritëm të kënaqshëm, teksa “gjelat” dhanë sinjalin e parë që në minutën e dytë me një goditje me kokë të Varane. Në momentin kur pritej një shpërthim nga ekipi i Deschamps, do të ishin helvetët që do të kalonin të parët në avantazh në minutën e 15-të. Zuber shërben një asist fantastik në zonë për Seferovic, i cili e dërgon topin në cepin e portës së Lloris, i cili nuk kishte asnjë shans reagimi. Yjet e Francës nuk dukeshin në mbrëmjen e tyre më të mirë, teksa Mbappe e kishte të vështirë që të kalonte “murin” zviceran. Adrian Rabiot ndërkohë provoi të befasonte Sommer me një goditje të fortë me të majtën nga distanca. Pjesa e parë nuk do të sillte asnjë ndryshim të rezultatit.
Deschamps ndërhyn menjëherë në formacion në fillimin e pjesës së dytë duke hedhur në fushë Coman në vend të Lenglet. Një ndryshim që e bëri edhe më sulmuese ekipin francez, duke lënë më shumë hapësira pas. Zuber e shfrytëzoi mjaft mirë diçka të tillë duke rrëmbyer një penallti në minutën e 53-të pas një faulli të Pavard brenda zonës. Nga pika e bardhë shkoi Ricardo Rodriguez, i cili nuk arriti që të kalonte Lloris, që e ndali me një pritje shumë të bukur. “Kur nuk shënon, do e pësosh”, këtë rregull të pashkruar në futboll e pësoi edhe Zvicra. Në harkun e tri minutave, Franca do të shënonte dy gola, me të njëjtën protagonist, Karim Benzema, i cili brenda zonës është i pagabueshëm.
“Gjelat” marrin zemër nga dy golat dhe dhurojnë spektakël, duke mos i dhënë asnj shans reagimi rivalëve. Në minutën e 75-të, Paul Pogba shënoi një super gol me një goditje të bukur nga distanca. Emocionet nuk morën fund këtu, pasi 9 minuta nga fundi Seferovic rihapi sërish ndeshjen, duke shënuar golin e dytë personal. Emocionet ishin të mëdha, teksa në fundin e kohës së rregullt, Gabranovic arriti që të vendoste baraspeshën duke dërguar ndeshjen në shtesë.
Ekipi i Petkovic vijoi me lojën e mirë edhe në shtesën e parë, duke mos i dhënë thuajse në asnjë rast hapësira për të rrezikuar kampionëve të Botës. Shtesën e dytë Franca do të ishte më këmbëngulëse, por Mbappe nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë. Sfida shkoi te ruleta e penalltive, atje ku Kylian Mbappe do të ishte i vetmi që do ta humbiste duke u ndalur nga Sommer.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…