Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për koalicionin, e kjo po bëhet për shkak të postit të presidentit.
Ish ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, në një postim në rrjetin social Facebook, ka dhënë një propozim për postin e presidentit.
Ai mendon se Prof. Dr. Muhamedin Kullashi do të ishte ai i cili i plotëson kriteret e kërkuara.
Peci ka shkruar për veprimtarinë e Kullashit, teksa thotë se ai mund ta rindërtojë imazhin e rrënuar të vendin tonë.
Postimi i plotë:
Derisa VV dhe LDK nuk po munden te dakordohen per postin e Presidentit, po ju propozoj, ne baze te mendimit tim, personin ideal per kete pozite qe do te ishte simbol i unitetit te brendshem dhe do e nderonte vendin tone ne prezentimin nderkombetare.
Ky personalitet, i cili i ploteson keto kritere ne te gjitha aspektet eshte akademiku, veprimtari politik dhe diplomati i shquar Prof.Dr. Muhamedin Kullashi.
Prof. Dr. Muhamedin Kullashi ishte profesor i filozofise ne Universitetin e VIII te Parisit, bashkethemelues i Komitetit te Kosoves ne Paris se bashku me intelektuale te shquar te ketij vendi, dhe Ambasador i Kosoves ne France. Ai ka botuar me dhjetera libra dhe punime shkencore ne gjuhen frenge, angleze, spanjolle, kroate dhe shqipe.
Por, mbi te gjitha ate e shquan integriteti i larte personal, dhe eshte nder humanistet e rralle qe ka vendi yne.
Prof. Kullashi do i jepte kredibilitet postit te presidentit, dhe do na ndihmonte ta rindertojme tanime imazhin e rrenuar te vendit tone.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…