Pavarësisht se u tha që sot i gjithë sistemi arsimor në nivel vendi do t’i hyjë grevës dy orëshe, Koha.net ka mësuar se disa s’i janë bashkuar thirrjes për grevë.
Kimete Dida drejtoreshë e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë në një prononcim për Koha.net konfirmoi se s’janë në grevë dhe se procesi ka nisur në mëngjes si çdo ditë tjetër.
“Sot të gjithë arsimtarët janë paraqitur në shkollë. Numri i nxënësve ka qenë më i vogël por të gjithëve u është shënuar mungesa. Prindërit morën kritikat që s’i kanë sjellë sot fëmijët”, tha ajo.
Koha.net ka mësuar se grevës nuk i janë bashkuar as shkolla “Faik Konica”, “28 Nëntori” dhe “Dardania”. Prindërve, u është kërkuar t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.
Zyrtarisht portali ende s’e ka marrë një përgjigje nga drejtorë të këtyre të fundit. Koha.net ka kontaktuar drejtorin e shkollës “Dardania” në Prishtinë, Isak Bregaj, por ai s’ka qenë i qasshëm.
Gjykata Kushtetuese dje ka pezulluar Ligjin për Paga në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit 2020. Pas këtij vendimi nga sot shëndetësia, arsimi, dogana e policia i filluan masat sindikale
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…