Viti i Ri pritet me spektakël fishekzjarrësh në Tiranë

Troket 2024! Viti i Ri u prit me spektakël fishekzjarrësh në vendin tonë.

Koncerti që nisi disa orë më parë në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet kulmoi me fishekzjarrët që ndezën qiellin. Në Durrës, reflektimi i fishekzjarrëve shumëngjyrësh dhuroi pamje mahnitëse për qytetarët e pranishëm. Në të njëjtën mënyrë u prit 2024 edhe në Shkodër, Elbasani, Fier, Vlorë, Korçë e qytetet e tjera, teksa qytetarët trokasin gotat me urimin për një vit të mbarë.