POLITIKE

Vizita e Metës në Bashkinë arbëreshe në Itali: Duhet bashkëpunim me bashkitë shqiptare

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Rajonin e Siçilisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ndal në Bashkinë Palazzo Adriano, ku zhvilloi një takim me autoritetet e larta lokale.

Në një takim me kryetarin e Bashkisë, Nicola Granà, Meta u shpreh se dy vendet duhet të bashkëpunojnë më shumë për t’i krijuar kushte brezit të ri.

“Autoritetet e të dyja vendeve tona duhet të përkushtohen më shumë për t’i krijuar kushte brezit të ri, dhe për bashkësitë arbëreshe të mësohet gjuha shqipe që të mos humbasë gjuha dhe shuhet identiteti.Vizita e Metës në Bashkinë arbëreshe në Itali: Duhet

Na duhet përkushtim edhe më i madh për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO si dhe një promovim dhe vëmendje e pandërprerë ndaj kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë evropiane dhe asaj botërore”, tha Meta.

Ndër të tjera Meta vlerësoi ruajtjen e traditave në komuniteti arbëresh.

“Ndihem i nderuar që po vizitoj këtë bashkësi, e ndërtuar 5 shekuj me parë nga familjet e Arbërisë dhe luftëtarët shqiptarë, e cila gjendet në zemër të Siçilisë dhe një qendër e rëndësishme e arbëreshëve të Siçilisë. Keni ruajtur traditën arbëreshe, një vlerë e çmuar për të dy popujt tanë, por edhe për pasurinë evropiane dhe atë botërore.

Ju keni ruajtur figurën e Gjergj Kastriotit dhe traditën e të parëve tanë, kulturën, ritet, kostumet tradicionalë dhe zakonet e Arbëris”, nënvizoi Meta.

Duke shtuar se ndihet i lumtur që është në vendin e personaliteteve të shquara italiane me origjinë arbëreshe si: Francesco Crispi, kryeministri i Italisë; Giuseppe Crispi, autori i monografisë së parë mbi gjuhën shqipe; Gavril Dara i Riu, politikani dhe poeti i shquar si dhe të shkrimtarëve të parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Meta vuri në dukje se:

“Këtu ndërthuren më së miri tradita e bukur e artit arkitektonik të arbëreshëve të parë me kulturën, letërsinë dhe kinemanë italiane.

Ky është një vend i mrekullueshëm që ofron mundësi të shumta bashkëpunimi midis dy vendeve tona në fushën e turizmit kulturor dhe historik, të pasionuarve për arkitekturën, letërsinë dhe filmin”, u shpreh Meta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago