Gjenerali i UÇK-së dhe politikani Naim Maloku në një postim të tij në Facebook ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë se është në gjendje të mirë, ku po e vazhdon trajtimin.
Ai thotë se ende është në trajtim nga sëmundja e kancerit, por pavarësisht problemeve, gjendja e tij shëndetësore nuk është kritike.
Postimi i plotë:
Miqësi e respektuar,
Po ndodhë që portale të ndryshme, nga arësye dhe motive që unë nuk i di, po e shpërndajnë , dhe po e bëjnë lajm ditor,një foto timen të bërë me datë 18.06.2019 pas operacionit nga kanceri të kryer në repartin e Kirurgjisë Abdominale në Qendren Klinike Univerzitare te Lubjanës.
Është e vërtetë që unë jam ende në trajtim , këtu në Slloveni,nga sëmundja e kancerit ,me të gjitha problemet që i bartë në vete trajtimi i tillë, por gjendja e ime shëndetësore s’është kritike.
Ndiej keqardhje për shqetësimet që i keni pasur dhe faleminderit shumë për interesimin dhe telefonatat e shumëta që i pata sot.
Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe fat për Ju dhe të dashurit Tuaj!
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…