Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka folur për vizitën e presidentit ukrainas në Kherson, pasi trupat ruse u tërhoqën nga qytetit.
“Asnjë koment. Ky është territor rus”, tha Peskov të hënën gjatë një konference të rregullt me gazetarët.
Forcat ukrainase hynë në qytetin e Khersonit të premten ndërsa ushtria ruse u tërhoq nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Kherson.
Civilë të ngazëllyer që i kishin mbijetuar muajve të tëra pushtimit rus zbritën në sheshin qendror të Khersonit, duke përqafuar ushtarët e sapoardhur ukrainas, duke bërë foto me ta dhe duke valëvitur flamujt ukrainas.
Tërheqja i dha një fitore të madhe Kievit dhe shënoi një nga pengesat më të mëdha për presidentin rus Vladimir Putin që nga fillimi i pushtimit të tij.