BOTA

Vizitë surprizë në Kiev, Johnson takon Zelenskyn: Do ju mësojmë si të fitoni luftën

Kryeministri britanik, Boris Johnson, zhvilloi një vizitë suprizë në Ukrainë. Për herë të dytë që nga fillimi i luftës, ai u prit në Kiev nga Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili e falenderoi për ndihmën e madhe në armatime, ekonomi dhe diplomaci.

Gjatë takimit, Johnson premtoi të nisë një operacion të gjerë për të stërvitur mijëra ushtarë ukrainas: “Mbretëria e Bashkuar mund të udhëheqë një program historik që do të ndryshojë rrjedhën e luftës, duke i dhënë Forcave të Armatosura të Ukrainës qëndrueshmërinë që u nevojitet për të fituar luftën për një paqe të qëndrueshme”.

Ky program parashikon trajnimin e deri në 10 000 ushtarëve ukrainas çdo 120 ditë jashtë vendit.

Ndërkohë, kohët e fundit, Kievi është shndërruar në një destinacion të preferuar të politikanëve. Në fillim të javës ishte kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai malazez, Dritan Abazoviç, që vizituan Ukrainën, ndërsa më pas edhe liderët e vendeve të Bashkimit Europian, si Macron, Scholz dhe Draghi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

24 orë ago