Vjedhin makinën e barit në një xhami, ndalohen dy persona dhe lirohen pastaj

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit në xhaminë në Gjinoc të Suharekës.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Rasti thuhet se ka ndodhur në Gjinoc të Suharekës, ndërsa makina e barit është sekuestruar nga policia.

Në raport thuhet se dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.