LAJME

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ Babai rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin: E telefonoja, por kishte vdekur, priste të fejohej

Fatmir Mataj, babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në makinë mbrëmjen e 4 Janarit, ka rrëfyer bisedën e fundit me të birin, pak orë para se të largohej nga banesa për të mos u kthyer më.

Babai i viktimës ka rrëfyer se komunikimi i fundit me të birin, ishte kur 33-vjeçari po largohej nga banesa dhe i tha që ‘do iki të takoj një njeri’.

Ai shtoi gjithashtu se telefonoi të birin, por Ramazani nuk ia hapi telefonin, pasi ishte i vdekur.

Nuk më është përgjigjur në telefon, jo se nuk e ka hapur, por ishte i vdekur”, deklaroi babai për TCH.

Fatmir Mataj, me lot në sy, rrëfeu se djali i tij priste të fejohej dhe se do largohej në Gjermani pasi t’i dilnin letrat, ndërsa theksoi se i biri nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri.

Ai i bëri thirrje shtetit për zbardhjen e ngjarjes, në të kundërt, deklaroi se “do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet”.

Kujtojmë që 33-vjeçari, u ekzekutua brenda mjetit me breshëri plumbash në fshatin Dragoç mbrëmjen e 4 Janarit teksa po kthehej në banesë, ku dyshohet se i është bërë pritë në një zonë pa kamera sigurie.

Por, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e 5 Janarit nga një kalimtar i rastit, që ka vënë re viktimë brenda makinës dhe ka njoftuar policinë.

Rrëfimi i babait: Komunikimi i fundit në orën 20:20 kur doli nga shtëpia. Më tha ‘do të iki të takoj një njeri’, nuk di asgjë tjetër.

Nuk më është përgjigjur në telefon, jo se nuk e ka hapur, por ishte i vdekur.

Nuk kemi pasur asnjë ngatërresë, as debat me askënd. I kërkoj shtetit mos të hapim viktima më tepër, të vendosë dorën në zemër, të marrë vesh këto probleme, se nuk jemi në dijeni për asgjë. Nuk kam dyshuar për asgjë, s’kam pas frikë sepse kur nuk ke debat me askënd. Kemi qenë vetëm për një kafshatë bukë.

Djali punonte në Mal të Zi, po priste fejesën dhe letrat e Gjermanisë.

Kaq ishte jeta e tij. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë.

Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Kur nuk e vendos dorën në zemër shteti do e zgjidh vetë, Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë. Nuk kemi asnjë dyshim. Djali më shprehte çdo gjë, më thoshte për gjithçka, jam në dijeni të çdo gjëje të tij. Nuk e bënte asnjë hap pa fjalën time. Kemi qenë njerëz familjar dhe të rregullt. Në Belgjikë ka qëndruar 1 vit, erdhi për letrat, i hodhi letrat për në Gjermani dhe derisa t’i dilnin letrat iku në Mal të Zi.

Çfarë janë këto rrjetet e telefonave, i kam lexuar, ju lutem nuk jemi njerëz që merremi me gjëra të pista. Nuk kemi lidhje me askënd, vetëm punë-shtëpi. Shtetit i kërkojmë drejtësi, të mos ketë viktima të tjera. Do ta kërkoj vetë nëse nuk gjendet, dhe nuk do të shkojë gjatë.

Kur nuk jemi në dijeni ne familja, nuk kam asnjë dyshim se do të kisha vepruar brenda 24 orëve. Do kisha bërë punët e mia. Nuk është gjetur as thikë, as pistoletë, as asgjë, ishte i papërgatitur. Na kanë njoftuar për vrasjen e djalit.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago