KRYESORE

Vjen reagimi i Çun Lajçit pas zgjedhjeve në Skenderaj: S’ kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit

Edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas humbjes së Bekim Jasharit në Skenderaj.

Lajçi thotë se nuk kishte me besua se një ditë Drenica do t’i gëzohet humbjes së djalit të Hamëz Jasharit dhe familjes së Legjendarit në Drenicë.

Lajçi përmes një postimi në facebook shkruan se, Drenica ka pas trima, por nuk e ka ditë se e urrëjnë trimninë e vet dhe njeriun e vet nuk e duan.

Ai shton se nuk e ka ditë që kaq lehtë mshtrohen.

Lajçi shkruan se, Bekimi dhe Jasharajt nuk janë humbja, por janë Kosova dhe krenaria e shqiptarë.

“Mos iu gëzoni humbjës së Bekimit, se kjo flet për diçka që s’duhet e s’dua ta them!”, shkruan në fund Lajçi.

Postimi i plotë:

Jasharajt janë Kosova

Tri ditë mbas masakrës se Jasharajve e pata shkrua nji monolog për plisin e dheun.

S’ishte ndonji mrekulli e madhe, por ishte shpresë (për ata që thojshin jemi ushtarët e Komandantit), se Ademi nuk ka vdekë. Asht gjallë n’fushat e Kosovës!

Ndër ato pak fjalë që po ia thosha Hamzës të varri, ishte edhe nji krahasim: Azemi vdiq e shkoi tue i knua “Azem Bejta Azem Galica, ta pau sherrin tan Drenica”

Cilit keni me ia knua tash ket kangë. Cilit?

Prap po them s’ishte profeci, por ishte brengë e artistit, se tue njoft popullin tim, kisha frikë se s’kan me shkua edhe shumë vite, e kemi me dyshua n’secilin e kemi me harrua edhe Hamzën edhe Ademin e lakmia ka me na i vërbua sytë. E kisha nga frika, jo nga profecia!

Unë s’isha profet me pa fatin mbas njizetë vitësh, por edhe plisin edhe dheun kisha me hangër e s’kisha me besua se nji Drenicë ka me iu gëzua nji ditë humbjës së djalit t’Hamëz Jasharit e familjës së Legjendarit!

Drenica ka pasë trima, këtë e di, por s’e kam ditë se e urrejnë trimninë e vet e njeriun e vet s’e duen. S’e kaq leht mashtrohen!

I biri i Hamzës e Jasharajt s’janë humbja, janë Kosova e krenaria e shqiptarisë!

Mos iu gëzoni humbjës së Bekimit, se kjo flet për diçka që s’duhet e s’dua ta them!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

31 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago