Vjen thirrja pas fyerjes së Osmanit nga Vulin: Ky duhet të jetë vendimi i mençur i Kosovës

Aleksandar Vulin, Ministër i Punëve të Brendshme në Serbi e ka fyer rënë presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Vulin e nxori nga konteksti deklaratën e Osmanit dhënë për “Der Spiegel”, dhe si kundërpërgjigje e ka fyer për fizikun e saj.

“Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë, ka thënë Vulin, shkruan B92.

E gazetari, Arben Ahmeti, ka bërë thirrje që Kosova të tërhiqet nga tavolina e bisedimeve.

“Qe një vendim taktikisht i mençur: Kosova tërhiqet nga tavolina e bisedimeve deri në shkarkimin e Aleksandër Vulin ose kërkim faljen publike për fyerjen ndaj presidentes”, ka shkruar Ahmeti.