Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në fshatrat e Fierit dhe të Vlorës. Situata më alarmante shfaqet në zonën e Novoselës ku sipas prefektit të Vlorës është bërë edhe evukuimi i banorëve, banesat e të cilëve janë përmbytur.
Prefekti Flamur Mamaj deklaroi se kalimi i nivelit të ujit në lumin Vjosa mbi 8 metra mbi nivelin e detit do të sjellë përmbytjen e shumë familjeve në Selenicë dhe në fshatin Fitore dhe po ashtu edhe të tokave bujqësore në këtë zonë.
Situata po monitorohet në terren nga Emergjencat Civile ku raportohet se niveli i ujit në Urën e Mifolit ka arritur kuoten maksimale. Uji ka përmbytur edhe toka bujqësore dhe sera duke shkaktuar dëme tek fermerët.