Nënkryetari i VV-së Glauk Konjufca në Debat Plus në Rtv Dukagjini ka folur mbi pikën kyqe ku kanë mbetur bisedimet, çështjen e Presidentit.
Konjufca ka folur në veçanti edhe për kandidaten për kryeministre nga ana e LDK-së Vjosa Osmani , ku ka pranur se është një figure e pranueshme për secilin post që është negociuar deri tani.
“Kur po thoni që Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë kompromis që është ul në tavolinë me VV-në , unë them se kjo është e natyrshme, një mirëbesim I krijuar gjatë bashkëpunimit në opozitë. Ndërsa sa i përket Vjosa Osmanit, LVV ka shumë respek dhe Vjosa Osmani për Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte e pranueshme për të gjitha pozicionet që kemi negociuar me LDK-në. Ne mendojmë se sa i përket Presidentit të jetë një figure mbipartiake. Duke përjashtuar Atifete Jahjgën të gjithë presidentët janë zgjedhë duke u ulur në tavolinë partitë politike. Por LVV mendon se duhet të krijohet një praktikë e re të ulen palët dhe të zgjidhet një President që është mbi palët dhe që përfaqëson unitetin” ka thënë Konjufca.