Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një konference për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se të enjten do të mbahet seanca e radhës.
Arsyea e mbajtjes së seancës është se do të merret një vendim për tejkalimin e lejuar për kalimin e financave publike për menaxhimin e pandemisë.
“Këtë të enjte do të ketë seancë, vendimi i parë ka të bëjë me tejkalimin e lejuar për kalimin e financave publike sa i përket menaxhimit të pandemisë sa i përket aspektit ekonomik, të tjerat janë projektligjet që ka një kohë që po presin në Kuvend. Tani më u pajtuam se të gjitha këto do të procedohen në Kuvend, dhe shpresoj që të miratohen me 2 të 3tat, shumica prej tyre janë marrëveshje ndërkombëtare”, tha Osmani.
Selimi: Të gjithë u bën bashkë sot për t’i proceduar nismat që ia bllokuan Kurtit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur para medieve, ku ka informuar për mbarëvajtjen e mbledhjes.
Ai ka thënë se gjithë partitë janë bërë bashkë dhe proceduan nismat që dikur i kishin bllokuar Qeverisë Kurti.
Vetëvendosje vazhdon të quaj qeverinë Hoti si jolegjitime, andaj edhe Selimi tha se shumica e krijuar nuk e ka hallin e qytetarëve po e ka hallin e grupacioneve politike.
“Në futëm ne agjend nismat që dikur te grupet parlamentare i kishin refuzuar. Masat që dikur i bllokuan sot i kanë sjellë në kuvend për t’i proceduar. Qeveria ilegale dhe jolegjimitem e Hotit nuk e kishe hallin për mbrojtjen e qytetarëve as gjatë kohës së Qeverisë Kurti e as tash. Të gjitha nismat që ishin bllokuar nga PDK, LDK, NISMA, AAK e Lista Serbe sot u proceduan”, ka thënë Selimi.