KRYESORE

Vlerësim nga Serbia për Albin Kurtin: I pakorruptuar dhe kjo i shqetëson fuqitë e mëdha

Ish-zv/kryeministri serb, Zharko Koraç, në qeverinë e të ekzekutuarit Zoran Gjinçiç, në një vlerësim për Albin Kurtin tha se është një njeri jashtëzakonisht normal, i cili flet normalisht, nuk ofendon askënd, jep argumentet e tij dhe të krijohet përshtypja se dëshiron të dëgjojë tuajat.

“Kjo tregon se çfarë politikanësh kemi në rajon, se rrallë dikush është i denjë, që është minimumi për dikë në jetën publike”, tha Koraç, njëherësh profesor.

Kurti është një njeri me pikëpamje të forta politike dhe që në fillim të kujton Adem Demavcin, i cili ishte i burgosuri më jetëgjatë në ish-Jugosllavi, kujton Koraç.

“Kurti është i ngjashëm me të në atë që ka bindje të forta dhe të palëkundshme politike, gjë që është e rrallë për politikanët”, tha Koraç.

Ai shton se Kurti i përket politikanëve të ndershëm, të cilët nuk janë të lidhur me afera, gjë që nuk u pëlqen fuqive të mëdha.

“Ideologjikisht është shumë i qartë, tmerrësisht parimor dhe jashtëzakonisht i sinqertë. Kur thashë se Kurti do të vinte në pushtet, ata qeshën me mua. Ata e shihnin më shumë si një fanatik, të domosdoshëm në skenën politike të Kosovës, por shumë të vështirë dhe të papërshtatshëm politikisht për të udhëhequr vendin”, tha Koraç.

Ai shpjegon se Albin Kurti nuk e ka njohur qeverinë e kaluar të Kosovës, prandaj nuk i ka njohur as vendimet e tyre dhe ky është një nga problemet që Perëndimi tani e ka me Kurtin.

“Ai është një negociator i vështirë, jo në kuptimin njerëzor, por sepse i përmbahet asaj që beson. Është një fenomen që askush në Serbi nuk ka pasur mundësi ta dëgjojë dhe ta shohë Kurtin, ta pyesë diçka dhe të bëjë një vlerësim”, tha Koraç.

Deklarata e Aleksandër Vuçiçit se Kurti është “llum terrorist” është “shpërthim” i së kaluarës radikale të Vuçiqit dhe dehumanizimi i shqiptarëve si popull.

“Dehumanizimi në kuptimin që ju nuk e shihni atë si një disident politik, por si një njeri me të cilin nuk mund të flisni. Në fund Vuçiç do të shkojë në një takim në Tiranë dhe do të poshtërohet, pasi do të bëjë negociata me njeriun që e quajti terrorist”, përfundoi Koraç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago