Këpucët 1800 euro, xhaketat 700000 dinarë (5,963 euro), tuta mbi 170 euro… Edhe pse ndoshta keni menduar se kështu nisin bloget e disa influencuesve për atë që kanë blerë në një qendër tregtare, e keni gabim. Kjo është vetëm një listë e vogël e asaj që qytetarët dhe disa opozitarë serbë pretendojnë se ka veshur presidenti i tyre, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti “modest”, i cili fikte frigoriferin për të kursyer para, kështu që ngrohet me shishe të Coca-Cola Zero të mbushur me ujë, nuk mund të na tregojë sekretin se si mund t’i blejë të gjitha këto me një rrogë rreth 1400 euro. Kështu shkruan media e pavarur serb, Nova.
“Këpucët e presidentit, të cilat sipas disa pretendimeve kushtojnë rreth 1800 euro, janë vetëm maja e ajsbergut të dollapit të Vuçiqit, i cili duket se ka gjithçka – këpucë të shtrenjta, xhaketa, xhup, tuta dhe ndoshta gjendet përgjigja e pyetjes si ta blesh me një pagë kaq modeste?”
I shqetësuar për Kosovën me këpucë 1800 euro
Presidenti i Serbisë, sipas pretendimeve të tij, njihet si adhurues i modës, ndaj nuk është e rrallë ta shohësh me pulovra prej disa qindra eurosh, xhaketa dhe këpucë të shtrenjta.
Të hënën, në konferencën për media, ku temë ishte marrëveshja me Kosovën dhe presioni ndaj Serbisë, Vuçiq u shfaq me këpucë që përdoruesit e rrjeteve sociale i gjetën menjëherë në një dyqan online dhe çmimi është një gjë e vogël – vetëm 1860 euro.
Fotot që tregojnë llojin e këpucëve që mban presidenti serb tërhoqën interesim të madh tek publiku, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Vuçiq – a ka veshur vërtet këpucë 1800 euro?, shkruan Nova.
Për shëtitje nëpër kantier, një komplet xhupash dhe tuta kushton 160 euro.
Gjatë turneut të tij të përjavshëm në kantierin e ndërtimit në Beograd mbi ujë, presidenti serb u mburr në rrjetet sociale se i kishte vizituar punimet, por përdoruesit e rrjeteve sociale “ia vuri syrin” më shumë veshjes së tij.
“Me gishtin e madh të ngritur, me një buzëqeshje të thartë, presidenti pozoi në kantier. Në pamje të parë, është një xhup dhe tuta e zakonshme, por pas çdo gjëje qëndron një kombinim, çmimi i të cilit është i tillë që qytetari i zakonshëm mund të ëndërrojë vetëm për të. Abercrombie dhe Fitch, të vendosura rreth 160 dollarë. Për një shëtitje të qetë nëpër kantier”, shkroi një përdorues në Twitter, me komentin se ‘por asgjë nuk i përshtatet atij’”, thekson tutje kjo media.
I shkon apo jo, është çështje shije dhe padyshim është çështje që Vuçiq të veshë produkte të tilla mode me rrogën “modeste” që ka.
Disa qytetarë të tjerë pohuan se kushton 830 euro, por gjithsesi çmimi minimal i kombinimit “bardh e zi” kushton rreth 20 mijë dinarë.
Siç njoftoi më parë Nova, nëse porositet online, çmimi është ende pak “më i mirë”.
Nëse ka porositur online, direkt nga faqja e Abercrombie dhe Fitch, modeli i xhupit të tij kushton 69 dollarë, ndërsa pjesa e poshtme e tuta është 59 dollarë, por aktualisht është në shitje dhe kushton 41.30 dollarë.
Në gusht të vitit 2020, deputeti Dejan Bulatoviq tha në një konferencë për shtyp se Vuçiq ka veshur një xhaketë prej 700 mijë dinarësh dhe se duhet t’u shpjegojë njerëzve se nga i vijnë paratë.
“Xhaketa e tij kushton 700.000 dinarë, nga i keni marrë ato para? Në anën tjetër populli në Serbi po vdes nga uria! Ai promovon që ne të jetojmë sa më modest, dhe nga ana tjetër mburret. Dhe për këtë e pyesim – nga i ke marrë atletet? Moderoni me presidentin e Shqipërisë, bëni pazar me ta. Serbia e di se nga jeni, por është e rëndësishme që ju të na tregoni dhe të shpjegoni para njerëzve!”, tha Bulatoviq. /Ballkani