LAJME

Vlonjatët mesazh publik pushuesve: Të dashur vëllezër…na ka ngal pak hatri!

Në një reagim që është bërë viral në rrjet biznesmenët e plazheve të Vlorës kanë reaguar mbi bojkotin e pushuesve shqiptarë ndaj plazheve të Jugut.

Vlonjatët shkruajnë se e mirëkuptojnë inatin e pushuesve për shkak të çmimeve të larta, por i paralajmërojnë se po e nisën me të shara ashtu do vazhdojë ky muhabet…

Ndër të tjera statusi shpjegues shkruan se çmime të lira për një hotel me pesë yje nuk ka sepse nuk do lahen në breg të lumit. Ndër të tjera çmimi i djathit dhe peshku do naftë që t’ju vijë në pjatë thonë vlonjatët kështu që pushuesit t’i lënë ankesat.

Reagimi mbyllet në fund me fjalinë se plazhet e tyre nuk kanë ku i gjenë dhe se me apo paratë e pushuesve ia kanë dalë sot e mot.

REAGIMI QË PO QARKULLON NË RRJET

“Të dashur vëllezër!

Kemi vënë re se këtë vitin e fundit ca nga ju na kanë marrë inat dhe nuk vijnë më këndej nga ne.

Me thënë të drejtën jemi çuditur, po nejse, këto janë punët tuaja. Është keq kur lexon portalet se ata atë punë kanë.

Na ka mbetur pak qejfi që ca nga ju edhe na kanë sharë nëpër statuse. Po më avash a të keqen, më avash, se ne ç’po heqim të bëhemi me edukatë kurse ju doni të na ktheni me zor në origjinë. Se po e nisëm me të shara dihet si del ajo punë, ndaj vini pak këmbën në frena.

Jeni ankuar për çmimet. Mbase vende-vënde keni të drejtë. Ama edhe hotel me pesë yje që ta paguani sikur laheni në breg të lumit, nuk ka.

Ankoheni për shërbimin se është i avashtë. Po normal o derman që është i avashtë se ju doni të hani të gjithë në një muaj, në një orë dhe me gjellë që dy nuk janë njësoj. Po i bën furra gjellët dhe jo fotokopja a…..

Na sillni si shëmbull Ibizën dhe Kanariet. I njohim mirë se ashtu na lidhin ca punë me Spanjën. Ama kur shkoni aty rrini si muti e nuk e hapni gojën edhe kur ua fut çadër kamerieri. Na falni se na shkau pak goja, po nerva janë këto të shkretat.

Ankoheni për çmimet por harroni se naftën nuk e nxjerrim ne ama peshku që të zihet, toka që të mbillet, qumështi e djathi që të bëhet e t’ju vijë në pjatë, do naftë. Kështu që jepini pak gojës edhe për naftën dhe jo vetëm për Vlorën.

Tani, ca nga ju e kanë marrë përpjetë e thonë që na e bënë mirë ketë vit që nuk na erdhën pushues dhe o do ulim kokën vitin që vjen o do vdesim për bukë.

Kjo punë ka një kleçkë: bukuritë e plazhet tona nuk keni ku i gjeni. Të vini e mirësetëvini, e në mos daçi, ne pa paratë tuaja ia kemi dale sot e mot. Shëndoshë djemtë dhe skafet.

Me kaq po e mbyllim duke ju uruar shëndet e pushime të mbara.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

19 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

24 orë ago